
Analisti Nano Ruzhin tha se në vitin 2017 na presin shumë sfida. Në këtë moment sipas tij, askush me siguri nuk mund të thotë se çfarë do të jetë ajo qeveri, dhe a do të ketë qeveri.
“Po hapen më shumë skenare. E para të bëhet qeveri me parterët e mëparshëm plus deputetët e Aleancës. Kjo është matematika më e thjesht. Por cilat do të ishin konsekuencat, mendoj se kanë frikë liderët, këtu përfshirë edhe Ahmetin.”tha Ruzhin, duke shtuar se një variant e tillë do të ishte një humbje e madhe për BDI-në dhe nëse shkon me VMRO-DPMNE-së, tha Ruzhin, atëherë “BDI-në e pret fati i PDSH-së”.
“Kjo do të ishte për shkak kulturës së lartë të shqiptarëve. Votuesit shqiptarë, ndoshta për herë të parë ka treguar nivel të lartë, duke hedhur poshtë klientelizmin. Ndoshta kundër qeverisë së tillë do të ishin edhe BE por edhe SHBA-të”, tha Ruzhin.
Sipas tij varianti i dytë do të ishte formimi i qeverisë me partitë opozitare, por e cila do të ishte jostabile, por e përkohshme deri në zgjedhje të reja.
“Një variant do të ishte deri në zgjedhje lokale të mos ketë qeveri dhe të shkohet në zgjedhje të reja”, tha Ruzhin. /SHENJA/