Prokurorja Vilma Ruskovska do të ankimojë vendimin për suspendimin e saj deri tek Këshillin i prokurorëve publikë. Ruskovska për MIA-n konfirmoi se e ka marrë vendimin dhe se afati për parashtrimin e ankesës është tetë ditë, i cili fillon prej sot.
Prokurorja Ruskovska ka dy lëndë të cilat janë në para hetim – njëra për Policinë financiare dhe tjetra për stacionin për kontrollin teknik ku është regjistruar autobusi i cili u dogj në Bullgari.
Pikërisht për bastisjen e 18 korrikut në Drejtorinë për polici financiare, drejtori Arafat Muaremi më 8 gusht të këtij viti parashtroi kallëzim penal tek Prokuroria themelore publike Shkup kundër të gjithë prokurorëve për të cilët ata menduan se ekzistojnë baza të dyshimit për veprat e bëra penale gjatë veprimit.
Prokurori republikan publik dje, në bazë të nenit 81 nga Ligji për prokurori publike, ka sjell Vendim për shkarkimin nga detyra të shefes së Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska. derisa të zgjatë procedura penale të inicuar pas kallëzimit penal kundër saj.
Prokurori republikan publik, Lubomir Joveski, siç informuan dje nga PPRMV-së ka dorëzuar propozim për inicimin e procedurës disiplinore për konfirmimin e përgjegjësisë së tre prokurorëve publikë, për të cilët ekziston dyshim se me qëllim dhe në mënyrë të paarsyeshme kanë bërë gabim të madh profesional me çka kanë bërë shkelje të rëndë disiplinore.