Rusia ka shlyer borxhin që ka pasur ish BRSS ndaj Maqedonisë edhe atë në vlerë prej 60.6 milionë dollarë ka bërë të ditur TASS.
Ministria e Financave ruse ka njoftuar se kjo është pjesa që i takon Maqedonisë nga borxhi i BRSS-së, i krijuar në kohën e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes Ish Republikës Jugosllave dhe BRSS-së.
Për momentin vendi i vetëm me të cilin nuk e ka të rregulluar borxhin Rusia është Bosnja dhe Hercegovina.
Në vitin 2016 u arrit marrëveshje mes Rusisë dhe Bosnjës për shlyerjen e borxhit.

