Ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë për gjysmë milion euro do të furnizohet me automjete për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit. Tenderi u shpall pasi vendi u përfshi nga të reshurat e borës, ndërsa një pjesë e madhe e rrugëve mbetën të papastruara dhe në to ende ka borë. Do të blejnë tre makina për hedhjen e kripës, katër thika metalike për pastrimin e borës, një makinë të përdorur për gërryerjen e asfaltit dhe nëntë kamionë të rinj. Tenderi do të realizohet me afate të shkurtuara. Ofertat për furnizim me këto pajisje do duhet të dërgohen deri më 22 shkurt. Shtatë ditët e kaluara, qytetarët ishin të revoltuar për gjendjen e rrugëve dhe për mospastrimin e borës. Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë për 1.5 milion euro ka nënshkruar kontrata me tre kompani private për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Njëra kompani është nga Tetova, e dyta është e regjistruar në fshatin Zajas dhe treta në Demir Kapi.
Data 21.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Për 24 orë gjashtë të arrestuar për dhunë në familje
- FOTO/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, shpërthenin banesat me forcë! Njëri arrestohet, 2 arratisen! Sekuestrohen pistoletë me fishek në fole, sasi ari dhe…
- Arrestohet 23-vjeçari, dyshohet se ka rrahur nënën
- AARC alarmon Uashingtonin: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po pengohen në provimin e jurisprudencës
- Ministri Hoxha paralajmëroi debat publik për Ligjin e ri për mbrojtjen e natyrës
- Arrestohet një 48-vjeçar në Jazhincë, drejtonte veturë të kërkuar nga Interpoli
- VIDEO/ Piromanët e nisin herët sezonin, përfshihet nga flakët masivi pyjor në Kukës, terreni i vështirë pengon zjarrfikësit për ndërhyrje!
- Kanosi me hanxhar një person dhe i dëmtoi xhamin e makinës, arrestohet 39-vjeçari

