Rrugët e fshatit Gllumovë janë në gjendje shumë të keqe. Asfalte të çara, gropa të shumta dhe uji që del nëpër rrugë e vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve në këtë fshat. Banorët e intervistuar nga televizioni Shenja, thonë që është turp për këtë fshat të jetë në këtë gjendje duke pasur parasysh faktin që nga po ky fshat ka pasur dhe ka ministra dhe të njëjtit nuk kanë kontribuar në rregullimin e kësaj rruge kryesore të fshatit. Ata thonë që ka kohë që nuk është investuar në këtë fshat edhe pse janë ankuar shumë herë.
“Kur flitet për fshatin Gllumovë, duhet cekim se rrugët janë katastrofë. Me një fjalë, fshati është sikur mos me pas nikoqir. Është turp për fshatin Gllumovë, duke marrë parasysh se këtu kemi ministra, kemi pasur ministra, por gjendja është sikur të jesh në Afrikë diku”, tha një qytetar.
“Rruga e patë edhe vetë, nuk është si duhet. Investime gjatë kohë nuk ka pasur…Pengon pasi në secilën gropë kur arrin vetura, dëmtohet..ata e shohin edhe vet çdo ditë janë këndej, sidomos këta të BDI-së, të komunës tonë, çdo ditë kalojnë këndej”, deklaroi një qytetar tjetër.
Qytetarët gjithashtu ankohen se këto rrugë u dëmtojnë edhe veturat, por askush nuk interesohet për këtë fakt, madje ata thonë se kjo ndodh vetëm pse ky është një fshat me banor shqiptar sepse vetëm disa metra larg është fshati Shishovë, i cili është me shumicë maqedonase dhe çdo cep i rrugës është i rregulluar. Fshati Shishovë duket kështu:
Ndërkohë, banorët e Gllumovës kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet komunale për këtë gjendje.
“Veturat i shkatërruam të gjitha…rrugët janë siç e shihni edhe vet katastrofë…Ata kërkojnë me i rregullu, po shteti duhet me e rregullu këtë rrugë sepse është rrugë kryesore”, tha një qytetar për TV SHENJA.
“Kemi një fshat tjetër 200 metra larg Gllumovës, aty të gjitha rrugët janë të asfaltuara. Nuk ka kënd pa asfalt, apo rrugë të pa rregulluar siç duhet”, tha një qytetar.
“Këtu në fshatin tonë është katastrofë rruga, gjithë gropa, askujt nuk i intereson të vijë, të punojnë, të ndërtoj diçka. Tek shqiptarët nuk ndërton asgjë askush, të dalësh ka pjesa e maqedonëve është parajs…tek shqiptarët nuk punojnë, nuk kanë para apo çfar është puna nuk e di. E di shumë mirë, fajët i kanë ata tanët që nuk kërkojnë asgjë, që vetëm i mbushim xhepat e veta dhe e mbyllin gojën”., deklaroi një qytetar.
Ndërkohë, kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati i kontaktuar nga Televizioni Shenja, në vend që të përgjigjet për mungesën e investimeve në fshatin Gllumovë, ai e akuzoi televizionin tonë se i sheh gjërat me perspektiva tendencioze.
Emine Ismaili /SHENJA/
Rrugët e Gllumovës në gjendje të mjerueshme… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico