Kështu duket njëra prej rrugëve më të frekuentuara në kryeqytet…( atmosfere pamje)
Derisa vazhdojnë punimet për rrugën e re që lidh Shkupin me Prishtinën, rruga e njohur si “Rruga e Kaçanikut” është lënë kryesisht në harresë.
“Autoritetet tashmë për një kohë të gjatë, nuk kanë bërë asnjë lëvizje për sanimin e kësaj rruge, duke mos gjetur qoftë edhe zgjidhje të përkohshme, siç është edhe mbushja e këtyre gropave që janë në këto përmasa”, njofton Ajnur Bafqari, gazetare.
Qytetarët shprehen të revoltuar, thonë se si pasojë e gropave, makinat e tyre po shkatërrohen.
“Gropa shumë, duhet të bëhet gati më shpejtë”, tha një qytetar.
“Sa më shpejtë të rregullohet”, shtoi një tjetër.
“Problem ditë për ditë, me goma me bandazhe të gjitha i kemi thyer. Paratë, milionat po i marrin, a gropat nuk po i rregullojnë. Çdo ditë kalojmë nga kjo rrugë”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Çfarë të them, rrugë kryesore kjo, Kosovë- Shkup, kështu është”, tha një qytetar.
“Jo vetëm t’i mbulojnë, por t’i rregullojnë, se çdo vit paguajmë sigurim për këto gropa paguajmë, e gropat nuk janë të mbuluar”, theksoi një tjetër qytetar.
Por kjo nuk është rruga e vetme në këtë gjendje. Gropat me përmasa të tilla gjenden edhe në disa rrugë të tjera kryesore në kryeqytet.
Qyteti i Shkupit pa përgjigje nëse do të ndërmarrë ose jo masa për përmirësimin e situatës./Alsat.mk