13 April
Kuvendi i Maqedonisë i dha vetes pushim, me siguri të pa-merituar sepse të pushosh në vlugun e krizës politike është luks i tepruar. Partitë politike mbeten në qëndrimet e tyre, nuk lëshon pe asnjëra palë, LSDM-ja është e bindur se duhet ta marrë pushtetin, ndërsa VMRO-DPMNE-ja nuk tërhiqet nga pozitat e saj politike.
Për të diskutuar në këto dhe tema të tjera sonte në “Rruga drejt” të ftuar të gazetares Arta Tahiri janë: Bashkim Selmani, profesor në Universitetin e Tetovës, Besa Kadriu, asistente në UEJL dhe Zudi Xhelili, ish deputet.
Alsat-M