Emisioni “Rruga drejt…” vazhdon drejt por politika jo. Ajo sikur ka humbur rrugën e saj, po shkon drejt një qorrsokaku, saqë nuk i dihet caku. Në vend që të ofrojnë zgjidhje liderët politikë konstatojnë gjendjen, ndërsa njëri prej tyre, ai i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se “nuk sheh dritë në fund të tunelit”. E sigurt është që momentalisht ndodhemi në tunel. Protestat e shoqatave joqeveritare që mbështesin VMRO-DPMNE-në vazhdojnë, Dilema kryesore politike vazhdon të mbetet çfarë do të ndodh, kur do zgjidhet kriza politike? Për të diskutuar për këto tema të ftuar të gazetares Arta Tahiri janë: Muhamed Halili, ish deputet dhe ish ambasador, Fatmire Lumani, profesore në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës dhe Nikolla Dujovski, dekan i Fakultetit të Sigurimit.
Data 22.03.2026
Aktuale
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore
- Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u përplas me barriera anësore të rrugës, humb jetën 28-vjeçari
- Nikolloski: Në Uashington u konfirmuan raportet e mira politike dhe ekonomike me SHBA-të

