21 Qershor 2017
Në Shkup, Rrjeti Ballkan i Zhvillimit të Shoqërisë Civile organizoi takim me përfaqësuesit e Organizatat e shoqërisë civile, në Ballkan, me qëllim fuqizimin e themeleve për monitorimin dhe advokacinë lidhur me çështjet e mjedisit veprues dhe qëndrueshmërisë së shoqërisë civile në nivel rajonal dhe kombëtar; dhe Fuqizimi i strukturave për integrimin dhe pjesëmarrjen e OSHC-ve në politikat e BE-së dhe proceseve aderuese në nivel europian dhe kombëtar, njohton Almakos.
Fani Karanfinlova – Panovska Drejtor Ekzekutiv i fondacionit “Shoqëria e Hapur”, në Maqedoni, tha se kjo konferencë është një mundësi e madhe , ku një numër i madh i liderëvë të shoqërisë civile nga regjioni i Evropës Juglindore, mund të ndajnë eksperiencat e tyre se si zhvillohet jeta shoqërore, sfidat e tyre dhe mundësit e rrugëzgjidhjes me një demokraci më të madhe.
“Jemi të vetëdijshëm se trendet e regjimeve politike në tërë regjionin, por edhe në Evropë seriozisht e rritin vëmendjen për sektorin civil dhe e shohim këtë pikë si një mundësi që të shkëmbejmë ideja nga vendet e ndryshme. Qëllim ky që strukturat e qeverisë të ndërmarrin masa për nevojat e shoqërisë civile, në mënyrë demokratike.
Roli im është të tregoj se cili ishte përvoja e qytetarëve në krizën politike të Maqedonisë dhe cilat ishin sfidat, cili ishte zëri i qytetarit tonë”, tha Panovska, për Almakos.
Kotilda Kosta, pjesë e kësaj konference punon si drejtore e programeve pranë organizatës ‘Partnerët në Shqipëri’, për ndryshim dhe zhvillim, e cila është një organizatë jo fitim prurëse me qendër në Tiranë. Funksionon që në vitin 2001, duke mbështetur disa lloj iniciativash, duke filluar që nga advokacia për krijimin e një mjedisi mundësues të shoqatave të shoqërisë civile, rritjeve dhe kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme në kuadër të asaj qe OJQ-të funksionojnë sa më mirë, në Shqipëri, por edhe me mbështeje financiare, nëpërmjet skemave të granteve të vogla, ku nëpërmjet tyre oganizatat mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre, njohton Almakos.
“Partnerët në Shqipëri është pjesë e rrjetit të ‘Rrjeti Ballkan i Zhvillimit të Shoqërisë Civile’(Ballkan Civil Society Development Network) dhe si pjesë e këtij rrjeti ne kemi qenë të përfshirë në zhvillimin dhe më pas në takimin e asaj që quhet matrica e monitorimit mbi mjedisin mundësues të shoqërisë civile, i cili është një mjet monitories mbi atë se si është kuadri ligjor që rregullon veprimtarinë e OSHC-ve dhe më pas si zbatohet në praktikë ky kuadër ligjor. Duke zbatur këtë matricë – prizëm monitorimi, ne arrijmë të kuptojmë se kush janë problemet, tematikat, kush janë sfidat, të cilat ndeshet shoqëria civile dhe OSHC-të dhe më pas nëpërmjet atyre ne zhvillojmë fushatat tona të advokacisë, për t’i adresuar këto problematika, me qeverinë dhe aktorë të tjerë qoftë në nivel qëndror dhe atë lokal, në mënyrë që të sjellim ndryshime, qoftë në aspektin ligjor dhe atë praktik , që OSHC-të, të veprojnë në mënyrë që t’i përgjigjen gjithë nevojave, që kanë përfituesit e tyre, fundja përfituesit final janë qytetarët, të cilët marrin shërbime te OSHC-të”, tha Kosta, drejtore e Programit Partnerët e Shqipërisë, për Almakos.
Ajo shtoi se OSHC-të duhet të përkrahen nga strukturat politike dhe qeveria.
“Roli i OJQ-ve në promovimin e hapsirës publike lidhet me atë se ne si OSHC, të arrijmë të influencojmë sa më shumë institucionet publike, qeverisjen, në mënyrë që qytetarët të kenë sa më shumë mundësi që të jenë të përfshirë në proceset e vendimarrjes dhe politik bërjes. Sepse, edhe eksperienca ndërkombëtare tregon që sa më afër të jenë afër qytetarëve aq më të mira janë politikat, dhe qeverisja, ku edhe shërbimet për qytetarët janë më të mira”, tha Kosta, për Almakos.
Në prezantim ajo solli një eksperiencë që kanë patur lidhur me atë se si OSHC-të, sjellin disa ndryshime, qoftë në kuadrin ligjor dhe atë praktik, ku edhe e bejnë më të lehtë veprimtrinë e OSHC-ve.
“Në vitin 2013, duke marrë në konsideratë që në Shqipëri atëherë erdhi në qeveri e re, pas zgjedhjeve e shfrytëzuam një mundësi që të nisim një dialog bashkëpunimi me qeverinë e e re, në mënyrë që do të adresonim çështjet kryesore, që shqetësonin OSHC-të, ku edhe oranizuam konferencë kombëtare, me përfshirjen e gjithë OSHC-ve në Shqipëri dhe me pjesmarrjen e përgjegjësve qeveritar, ku edhe paraqitëm problemet e shoqërisë, që të mundësohet zgjedhja e tyre.
Ne kemi arritur disa ndryshime, nëpërmjet akterëve të parlamentit, si ngritjen dhe funksionimit të këshillit kombëtar për OSHC-të, i cili u aprovua në vitin 2015, me qëllim hartimin e politikave dhe rishqyrtimin e politikave që ndikojnë në shoqërinë civile, kemi edhe një kuadër ligjor për konsultimin dhe informin e drejtë, si hapsirë për qytetarët. Sigurisht, që ka edhe shumë punë për t’u bërë, për plotësimin e ligjeve”, tha Kotilda Tavani Kosta, drejtore e Programit Partnerët e Shqipërisë, për Almakos.
D.Kërluku
Almakos.com

