Shpenzimet e jetesës në janar janë rritur për 17,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 13,3 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.
Krahasuar me dhjetorin 2022, shpenzimet e jetesës janë rritur për 0,1 për qind dhe çmimet me pakicë janë ulur për 0,4 për qind.
Rritje të shpenzimeve të jetesës ka edhe te kafja, çaji, kakao, peshku dhe ushqimet e detit, fruta të freskëta dhe të ftohta, pijet alkoolike, mishi, buka dhe drithëra, produktet ushqimore, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsira.