Nivel më të lartë në krahasim me mesataren e tetorit sot kanë lumenjtë Vardar në Shkup, në Veles, në Demir Kapia, Pçinjë në banjën e Katllanovës, Cërnarekë në Novaci, tregojnë matjet e fundit hidrologjike të Shërbimit Hidrometeorologjik.
Nivel më të ulët në krahasim me mesataren e tetorit kanë lumenjtë Vardar në Jegunovcë, Lepenc në Shkup, Pçinjë në Pelincë, Bregallnicë në Shtip, Strumica në Novosellë, Crnarekë në R.B. Most dhe Drini i Zi në Lozhani.
Niveli i Liqenit të Dojranit është rritur pak në krahasim me mesataren për tetor, ndërsa nivelet e Liqenit të Ohrit dhe Prespës janë brenda mesatares.



