Për tetë denarë rritet vlera e pikës kapitale të të gjithë mjekëve amë nga praktika e përgjithshme, gjinekologjia dhe stomatologjia, është theksuar në konferencën për shtyp në Qeveri të kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorëve të Fondit për sigurim shëndetësore Den Donçev dhe Orhan Ramadani.
Zaev tha se për këtë rritje të pikës kapitale janë siguruar 465 milionë denarë nga Buxhneti, para të qytetarëve, të cilat tani kthehen tek ata si mbështetje e punës së mjekëve amë për shërbime më të motivuara shëndetësore dhe sqaroi se bëhet fjalë për 18 për qind rritje të kapitacionit.
Ai theksoi se e rrisin edhe kompensimin për specialistët privatë, të cilët kanë marrëveshje me Fondin dhe nga tani e tutje, kompensimi i specialistëve privatë stomatologë të protetikës dhe kirurgjisë orale, në vend të 90.000 denarëve aktuale do të marrin 103.000 denarë në muaj ose afërsisht 15 për qind.
Qëllimi reformave në mbrojtjen primare shëndetësore për vitin 2020, potencoi është që të vendos model të pagesës së saj, i cili do të kontribuojë drejt sigurimit të mbrojtjes gjithëpërfshirëse primare shëndetësore nga ana e punonjësve shëndetësore në nivel primar, si dhe të përmirësohet cilësia e kujdesit primar shëndetësor.
Sipas kryeministrit, ky simulim me vlerë më të lartë të kapitalit do të motivojë numër më të madh të mjekëve nga praktika e përgjithshme të specializojnë mjekësi familjare, ndërsa zgjerimi i shërbimeve më të mëdha të infermierëve presim të nxisë punësim të një anëtari të tretë apo të katërt në ekipet e mjekëve amë.
Lidhur me pezullimin e kuotave për ilaçe nga 1 tetori, tha se këtë muaj qytetarët kanë mundur të binden, ka ilaçe të kapshme gjatë gjithë muajit.
Sa i përket rritjes së pikës së kapitalit, ministri Filipçe tha se bëhet fjalë për masë në kuadër të reformës, e cila nuk do të thotë vetëm rritje e shumës së mjeteve, të cilën mjekët e marrin, por numër më i madh i shërbimeve si dhe masa parandaluese, të cilat do t’i ndjejnë pacientët, si dhe masa, që do ta lehtësojnë udhëheqjen e sëmundjeve kronike, për të cilat në një pjesë të mirë pacientët deri më tani janë drejtuar në spitale.
Drejtori i Fondit, Donçev lidhur me rritjen e pikës së kapitalit tha se qëllimi është përmirësimi i kapaciteteve teknike të mjekëve amë në shëndetësinë primare dhe efikasiteti i tyre më i madh, ndërsa personat e siguruar do të marrin shërbim më cilësor shëndetësor që në ordinancë, me çka do të ulet nevoja për udhëzim të mëtutjeshëm. Theksoi se me këtë do të shkarkohen mjekët dhe sistemi shëndetësor në nivel sekondar dhe terciar, nxitet parandalimi në mbrojtjen primare shëndetësore, lehtësohet edhe puna administrative në institucionin primar shëndetësor…
“Fondi mori vendim që nga 1 nëntori të rritet edhe kompensimi për barnatoret me të cilat kanë lidhur marrëveshje për dhënie të ilaçeve në recetë në ngarkesë të Fondit prej 16 përqindëve në 18 për qind ndërsa kompensimi për medikamentet e shtrenjta do të arrijë 180 denarë për recetë. Kjo masë e kombinuar me pezullimin e paradokohshëm të kuotave të farmacive do të kontribuojnë për dhënie akoma më efikase, cilësore dhe të pandërprerë të ilaçeve në recetë, që janë në ngarkim të Fondit”, shtoi Donçev.



