Rritje të inflacionit në muajin dhjetor 2024 ka shënuar statistika zyrtare. Edhe pse e matur me shportë të zvogëluar si kosto të Vitit të Ri, megjithatë çmimet në muajin e fundit të vitit të kaluar kanë kapërcyer pritshmëritë. Me fjalë tjera, çmimet shkojnë lartë dhe njëkohësisht edhe inflacioni rritet. Në dhjetor, ai është rritur me 4.4 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023.
Çmimet me pakicë janë sërish më të larta me 4.3 për qind. Inflacioni ka ardhur në rritje për të dytin muaj radhazi. Autoritetet futën edhe shporta me qindra artikuj ushqimor me çmime të shënuara për të ulur presionin, por me atë të fundit të Vitit të ri, gjërat pak u përmirësuan. Disa çmime janë ulur, por produkte të tjera janë rritur ndjeshëm. Shporta nisi më 15 dhjetor deri më 15 janar, dhe me të qytetarët prisnin uljen e çmimeve.
“Vitin e ardhshëm pritet që inflacioni mesatar të bjerë në 2,5 për qind, dhe në terma afatgjatë në një mesatare historike prej 2 për qind”, theksojnë nga Banka Popullore. Por për shumë, këto janë vetëm statistika. Realiteti është ndryshe dhe jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Me futjen e masave të reja, siç janë shportat e festave, do t’i mbetet Qeverisë që të ofrojë lehtësime afatshkurtra, por efekti real do të varet sërish nga qëndrueshmëria në zbatimin e tyre dhe përgjegjësia e shitësve.
Megjithatë ekonomistët thonë se inflacioni në një pjesë të madhe është importuar nga jashtë së bashku me energjinë dhe prodhimet, ndërsa apelojnë për lehtësimin e punës së prodhuesve vendor të ushqimit me masa fiskale, si dhe lehtësime të tjera për të pasur ushqim më të lirë nga prodhimtaria vendore. /Koha/