Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që nga sonte në mesnat çmimet e derivateve të naftës me pakicëtë rriten për mesatarisht 1,81% krahasuar me vendimin e datës 30.9.2024.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,822 %, te nafta ka rritje për 2,133 %, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 3,535 % dhe te mazuti rritja është për 3,196%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,394%.
Nga data 8.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 75,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 77,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,780 (denarë/kilogram).
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,108 den/kg dhe do të jetë 42,780 den/kg.