Përdorimi i rripit të sigurimit dedikohet ekskluzivisht për sigurinë personale dhe mbrojtjen e shoferit, përkatësisht pasagjerit, në rast të frenimit të papritur të automjetit ose aksidentit në komunikacion.
Sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, rripi i sigurimit është grup rripash me butonin e sigurimit, pajisje e përshtatjes dhe lidhëse që mund të lidhen në automjet dhe është i projektuar për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të personit që e mban në rast të përplasjes ose ngadalësimit të papritur, duke kufizuar lëvizshmërinë e trupit të personit që e mban.
Shoferi i automjetit në të cilin janë instaluar rripat e sigurimit dhe personat që transportohen me atë automjet, janë të detyruar të lidhen me rripat e sigurimit në mënyrën e përcaktuar nga prodhuesi i automjetit gjatë kohës derisa automjeti lëviz në komunikacionin rrugor.
Përfitimet nga përdorimi i rripit të sigurimit janë:
KRSKRR-ja bën thirrje: Për sigurinë personale dhe sigurinë e pasagjerëve në automjet, gjithmonë, në çdo udhëtim, përdoreni rripin e sigurimit. Rripi i sigurimit shpëton jetë. Le të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion!
VOZITNI ME PËRGJEGJËSI! PËRDORENI RRIPIN E SIGURIMIT!