Identifikohet personi që rrezikoi jetën e policëve shqiptarë dhe grekë sot në doganën e Qafë Botës. Mësohet se ai është 39-vjeçari Gardian Mirakaj, 39 vjeç nga Lezha.
Mirakaj nuk iu bind urdhrit të policisë shqiptare dhe më pas asaj greke dhe theu traun e doganës greke, teksa pas disa kilometrash ndjekje në rrugët e Igumenicës ai u arrestua nga policia helene.
Nga kontrolli i mjetit që drejtonte 39-vjeçari nuk u gjet asgjë e dyshimtë, teksa policia greke dyshoi për probleme psikologjike.



