Në Maqedoni disa qindra qytetarë janë apartidë (persona pa shtetësi)
prej të cilëve mbi 70 për qind janë romë, tregon raporti “Romët përkasin – Joshtetësi, diskriminim dhe margjinalizim të romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë”, i prezantuar sot në Shkup. Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj me punë në terren nga viti 2010 e deri tani ka identifikuar 664 raste të persona pa shtetësi, si lindje dhe emër personal të paregjistruar dhe personat të cilët nuk e kanë të rregulluar shtetësinë, prej të cilëve rreth 70 për qind janë romë, thuhet në raport.
Sipas Nina Marij nga Rrjeti evropian i joshtetësisë, në Evropë ka mbi 600.000 persona pa shtetësi, ndërsa nëpër gjithë botën numri i tyre është mbi 10 milionë persona.
“Për shkak të mungesës së dokumenteve një numër i madh i popullatës rome jeton pa shtetësi dhe nuk mund ta dëshmojnë identitetin dhe kombësinë e tyre. Joshtetësia do të thotë të jetohet pa kombësi, pa shtet dhe paraqet anomali juridike. Personat pa shtetësi ballafaqohen me vështirësi të mëdha që t’i realizojnë të drejtat e tyre fundamentale për arsim, mbrojtje shëndetësore, punë dhe liri të lëvizjes”, tha Marij.
Në raport thuhet se në Maqedoni sipas statistikave zyrtare jetojnë 53.879 romë ose 2,7 për qind e popullatës së përgjithshme.
Raporti është përgatitur nga ana e Qendrës evropiane për të drejta rome, Instituti për joshtetësi dhe inkluzion dhe rrjeti evropian për joshtetësi, në bashkëpunim me projekt partnerët kombëtar Shoqëri për ndihmë juridike nga Shqipëria, shoqata Të drejtat e Juaja nga BeH, Shoqata e Maqedonisë e
juristëve të rinj, Romë të Rinj nga Mali i Zi, Praksis nga Serbia dhe Dhjetë prilli nga Ukraina.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


