Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë e Manastirit kallëzim penal kundër ish drejtori i TEC Manastir, Pece Matevski dhe tetë personave të tjerë në lidhje me keqpërdorimin e detyrës zyrtare për tenderin në lidhje më gërmimet në minierën e qymyrit Brod-Gneotinë, shkruan Alsat.
Me këtë, sipas Policisë Financiare i është bërë dëm buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro.
Nga Policia Financiare theksojnë se Matevski e ka hedhur poshtë ofertën më të ulët të kompanisë Granit dhe në mënyrë të paligjshme e ka zgjedhur ofertën më të shtrenjtë të RUD-KOP, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje në vlerë afër 14 milionë euro.
Në mesin e të paraqiturve ka zyrtarë nga ESM, por edhe përfaqësues të Byrosë për Furnizime Publike./ Alsat.mk