Rreth 14.000 nxënës të cilët sivjet përfundojnë klasën e nëntë do të duhet të regjistrohen në arsim të mesëm, i cili është ligjërisht i obligueshëm.
Sivjet, ashtu sikurse vjet, nxënësit do të duhet të aplikojnë më mënyrë elektronike.
Paraqitja e parë do të bëhet nga 20 qershori deri në mesnatë sid he më 21 qershor deri në ora 15:00.
Çdo nxënës gjatë plotësimit të aplikacionit të regjistrimit duhet të shënojë numrin amë në mënyrë që të mos mundësohet që një nxënës të aplikojë në një shkollë tjetër.
Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet në datën 22 qershor, nga ora 12:00-19:00, si dhe në datën 23:00, nga ora 07:00-19:00”.
Lista përfundimtare e renditjes për çdo shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e disponueshme do të publikohet më 24 qershor, jo më vonë se ora 12:00 në tabelën e njoftimeve të shkollës dhe në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës”, thuhet në Konkursin për Regjistrim në Arsim të Mesëm.
Në ato shkolla në të cilat do të regjistrohet një numër më i madh kandidatësh se vendet e planifikuara me notë mesatare 5.00, organizohet testimi kualifikues, me të cilin bëhet përzgjedhja. Testim organizohet në shkollat e mesme më 26 qershor, kurse renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohet më 26 qershor.



