Një 18-vjeçar ka përfunduar në spital nga lëndimet e rënda trupore që i ka marrë pasi është rrahur nga një person tjetër në Çair, njofton Top24
“Më 08.08.2025, në orën 09:03, në SPB Shkup, nga Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” Shkup është denoncuar se aty është sjellë M.B. (18) nga fshati Marino, komuna Ilinden, me lëndime të rënda trupore. Sipas raportit, rreth orës 01:30 në zonën e Çairit në Shkup, ai është sulmuar fizikisht nga D.N., të cilin e njihte, dhe ka marrë lëndimet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes”, thonë nga MPB-ja.