Rrahje në Klinë

Dy persona janë arrestuar pasi ishin rrahur me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:15, në rrugën “Skënderbeu”, në Klinë.

Sipas raportit, në incizimet e kamerave është vërejtur se i dyshuari që gjendet në arrati gjatë rrahjes kishte nxjerrë nga brezi një revole mirëpo nuk e kishte përdor.

“Sipas incizimeve të kamerave është vërejtur se i dyshuar që gjendet në arrati gjatë rrahjes kishte nxjerrë nga brezi një revole mirëpo nuk e kishte përdorur. Të arrestuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

TAGS