Bojan Jovanovski – Boki 13 mbrëmë është sjellë për ekzaminime në Qendrën Emergjente me anamnezë për sulm fizik. Janë konstatuar lëndime të dukshme të jashtme, ënjtje dhe gërvishtje në pjesën e kokës, dorës, kyçit të dorës dhe krahut.
Pas kontrolleve të bëra është ekzaminuar edhe nga një neurokirurg, traumatolog dhe kirurg digjestiv, ndërsa më pas është liruar të shkojë për shkak të vlerësimit mjekësor se nuk ka nevojë për hospitalizim, informojnë nga Qendra Emergjente.
Paraprakisht, MPB konfirmoi se tre persona dje fizikisht e kanë sulmuar Bojan Jovanovskin në burgun e “Idrizovës”, ku ai e vuan dënimin me burg.
Që atje theksojnë se dje në orën 20 në SPB Shkup – Stacioni Policor Gazi Babë, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se tek ta me lëndime është sjellë B.J. (36) nga Shkupi.