Në orët e vona të mbrëmjes së sotme disa nga mediat sportive në vend kanë raportuar se hendbollisti i Butelit është rrahur, pas çka ka marrë plagë të rënda ndërsa ndodhet në rrezik për jetën.
Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, bëhet fjalë për një 27-vjeçar, shtetas kroat.
Policia ende nuk ka informacion për ngjarjen, ndërsa nga spitali konfirmojnë se hendbollisti është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.