Alsat 2019-10-04T16:33:58+02:00
Pas dy aktvendimeve me dënim në rastin Rover, ish-ministri i brendshëm, këshilltar aktual qeveritar dhe ambasador i mundshëm i ardhshëm, Lube Boshkoski, sot mori aktvendim lirimi. Gjykata vendosi që Boshkovski dhe disa nga të pandehurit Zoran Trajkovski, Sashko Jovanovski, Ivica Ristiq, Goce Mitrevski, Nikolla Negrievski dhe Vuk Vukiçeviq nuk ishin të përfshirë në vrasjen e Marijan Tushevskit dhe Kiro Janevit në vitin vitit 2001. Të akuzuarit për vrasjen, tre shtetasit serbë, Millan Iliç, Millorad Kovaçeviq dhe i ndjeri Predrag Çubrilo morën dënime të përjetshme.
Pas shqyrtimit të të gjitha provave, Gjykata ka vendosur që situata faktike është vërtetuar. Në vitin 2001 ka pasur mosmarrëveshje mes Marijan Tushevski dhe Orce Korunovski, pas çka Korunovski ka paguar shtetas të huaj për ta likuiduar Tushevskin”-tha Ilija Tanev, gjykatës.
Rasti “Rover” ka mbetur nëpër labirintet e gjykatës për gati shtatë vjet. Deri më tani janë marrë dy aktgjykime të shkallës së parë, por Gjykata e Apelit i shfuqizoi, pas çka gjykimi filloi për herë të tretë në tetor të vitit 2015.
Jemi të kënaqur nga ky aktvendim, mendoj se u pranuan të gjitha udhëzimet e Gjykatës së Apelit përkatësisht u vërtetua se veprimet që i kanë ndërmarrë të akuzuarit në këtë rast e të cilët morën aktvendim lirimi, dëshmitë për këtë janë të pamjaftueshme dhe me këtë bazë, u mor ky aktvendimi lirimi”-pohoi Lupço Veselinovski, avokat.
Boshkoski në gjykimin paraprak mori dënim me burg prej 10 vite e gjashtë muajve, Zoran Trajkovski 8 vite e gjysmë, Sashko Jovanovski dhe Ivica Ristiq u dënuan me nga 7 vite burg kurse Goce Mitrevski dhe Nikolla Negrievski me nga 6 vite burg. Marjan Tushevski dhe Kire Janev në korrik të vitit 2001 u vranë gjatë daljes nga një kafene në lagjen Kapishtec të Shkupit.
ALSAT
Loading…




