Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, së bashku me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi, morën pjesë sot në nënshkrimin e marrëveshjet për zbatimin e projekteve për zhvillimin e rajoneve planifikuese me fondet e parashikuara nga Programi për zhvillim të balancuar rajonal për vitin 2022.
Programi, siç njoftojnë nga qeveria, parasheh realizimin e 29 projekteve zhvillimore në tetë rajonet planore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vlerë të përgjithshme prej mbi 422 milionë denarë.
Në prag të nënshkrimit të kontratave, Bytyqi tha se është i kënaqur që vendimi i Qeverisë për financimin e projekteve për zhvillimin e rajoneve planore për vitin 2022 është duke u finalizuar.
Koncepti i zhvillimit të balancuar rajonal parashikon mbështetje të vazhdueshme financiare nga shteti dhe një shkallë të lartë të koordinimit ndërmjet ministrive, donatorëve dhe palëve të interesuara në nivel rajonal dhe lokal.