Gjatë aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Tetovë – Gostivar, dy të mitura kanë marrë lëndime trupore, ndërsa shoferi i një tjetër automjeti ka mbetur i plagosur rëndë, njofton Portalb.mk.
“Më 01.11.2024 në ora 20:15 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve ‘Mercedes’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një e mitur nga Reçica e Madhe e Tetovës dhe veturë ‘Dacia’ me marka kombëtare turke, i drejtuar nga M.B.(53) nga Gostivari. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë vozitësi M.B. Ndërsa vozitësja e mitur e veturës Mercedes dhe pasagjerja gjithashtu një e mitur nga Treboshi i Tetovës, kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës”, informojnë nga SB Tetovë.
Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.