Rritje e vlerës së kontratave të lidhura me procedurë jotransparente, mosrespektim të ligjeve nga institucionet dhe gjysma e kompanive që konsiderojnë se ka korrupsion në tenderë. Këto janë pjesë e gjetjeve të arritura nga Qendra për Komunikim Civil, e cila sot ka publikuar Raportin e monitorimit të rregullt të prokurimeve publike të kryera në periudhën korrik-dhjetor 2021, transmeton Portalb.mk.
Në Raport janë përfshirë edhe gjetjet nga një anketë e kompanive mbi përvojën e tyre në pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit publik, analizë të procedurave pranë Komisionit Shtetëror për Ankesat e Prokurimit Publik për vitin 2021 dhe një anketë të autoriteteve kontraktore mbi kapacitetet e tyre të kuadrit të prokurimit publik.
Gjetjet kryesore nga monitorimi i prokurimit publik përfshijnë:
Është rritur vlera e kontratave të lidhura me procedurë jotransparente me negocim, pa shpallje. Vlera totale e këtyre kontratave në vitin 2021 është 46 milionë euro, që është 16 milionë euro më shumë se në vitin 2020. Rreth 80% e vlerës së kontratave të lidhura pa shpallje i takon SHA Elektrana, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Institucionet nuk respektojnë detyrimin ligjor për të publikuar shpalljet për kontratat e ekzekutuara. Njoftimet janë dorëzuar vetëm për një të tretën e kontratave të lidhura.
Institucionet nuk heqin dorë nga ankandi elektronik, pavarësisht të gjitha paralajmërimeve se ai nxit marrëveshjet e fshehta ndërmjet kompanive dhe korrupsionin.
Pothuajse në çdo të dytin tender, komisionet e prokurimit publik kanë refuzuar ofertat e kompanive si të papranueshme, gjë që ngre dyshimin nëse kjo sjellje ka për qëllim uljen e konkurrencës dhe dekurajimin e ofertuesve për të marrë pjesë në tenderë.
Kontrollet administrative të tenderëve nga Byroja e prokurimit publik, as në vitin e tretë që nga futja e saj, nuk arrijnë të vendosen si mekanizëm për zbulimin e veprimeve dhe abuzimeve të kundërligjshme. Byroja as në vitin 2021 nuk ka dorëzuar kallëzim kundërvajtës në organin kompetent, e as ka dërguar njoftim në Prokurorinë Publike të RMV-së për konstatime të caktuara.
Në vitin 2021 janë paraqitur 1008 ankesa nga kompanitë, që është 2.5% më shumë se vitin paraprak. Shumica e ankesave janë respektuar, 42.6% e tyre. Megjithatë, ankesat e pranuara janë 10.7 pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.
Gjetjet kryesore nga anketa e kompanive i kryer në shkurt 2022, ndërsa në të cilën morën pjesë 284 kompani nga të gjitha qytetet kryesore të vendit, janë:
Për 50% të kompanive, ‘çmimi më i ulët’ si kriter përzgjedhjeje është problemi më i zakonshëm me të cilat përballen në prokurimet publike.
62% e kompanive pranojnë se ka marrëveshje të ndërsjellë për tenderët.
51% e kompanive konsidrojnë se ka korrupsion në prokurimet publike. Shumica e tyre konsiderojnë se lidhjet janë forma më e zakonshme e korrupsionit.
Vetëm 6% e kompanive kanë deklaruar se ankohen gjithmonë ose shpesh në Komisionin shtetëror të ankesave të Prokurimit Publik në rastet kur nuk janë të kënaqur me mënyrën se si kanë vepruar autoritetet kontraktore në tenderët në të cilët kanë marrë pjesë.
Vazhdojnë pakënaqësitë e kompanive për komunikimin me autoritetet kontraktore që zbatojnë tenderët. Vetëm 31% e kompanive e vlerësuan këtë komunikim si në kohë dhe ashtu cilësi.
Kompanitë e vlerësojnë procesin e prokurimit publik në vend me notën mesatare 2.8 (në shkallën nga 1 deri në 5), që është e njëjtë me vitin e kaluar.
Gjetjet kryesore nga hulumtimi i kryer në ministri dhe komuna për kapacitetet e tyre të kuadrit për prokurimin publik:
Prokurimet publike në ministri i kryejnë një deri në 24 punëtorë, ndërsa në komuna nga një deri në shtatë punëtorë, pa llogaritur qytetin e Shkupit, ku numri i tyre është 12. Përveç kësaj, kuadri i prokurimeve publike në ministri kryen më pak procedura, por vlera e tyre është shumë më e lartë se tenderët komunalë.
Një pjesë e institucioneve përdorin edhe asistencën e ekspertëve të jashtëm, pa u kujdesur për të parandaluar konfliktin e mundshëm të interesave.
Gjetjet kryesore nga Baza e të dhënave të prokurimeve publike komunale në 2021:
Qyteti i Shkupit dhe 80 komuna kanë shpenzuar 11 miliardë denarë, gjegjësisht 183 milionë euro për prokurim publik në vitin 2021. Rezulton se në vitin 2021 janë shpenzuar 51 milionë euro më shumë se në vitin 2020.
Kërcimet më të mëdha të vlerës së prokurimit publik në krahasim me vitin paraprak janë vërejtur në qytetin e Shkupit nga 15 milionë euro, në Komunën Qendër nga 5,5 milionë euro dhe në Komunën e Gazi Babës nga rreth 5 milionë euro. Rëniet më të mëdha, megjithatë, në vlerë janë vërejtur në komunën Çuçer Sandevë për rreth 630 mijë euro, Karposh 483 mijë euro dhe Aerodrom 475 mijë euro.
Listën e 10 kompanive të para me vlerën më të lartë të tenderëve nëpër komuna në vitin 2021 e kryeson kompania ndërtimore ZhIKOL DOOEL eksport import nga Strumica me 21 kontrata të lidhura me vlerë të përgjithshme prej 22 milionë euro.