Një ngjarje e rëndë është raportuar në rrethinën e Radovishit, ku një burrë 32-vjeç është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka përdhunuar një grua 77-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar, më 2 korrik 2025, rreth orës 17:00, zyrtarët e SPB Strumicë – DPB Radovish kanë privuar nga liria A.S. nga fshati Zleovë, pasi dyshohet se ka kryer aktin e dhunshëm ndaj të moshuarës.
Prokuroria Themelore Publike në Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarit, ndërsa Gjykata Themelore në Strumicë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Rasti është duke u hetuar.