Kur gjërat e thjeshta ndërlikohen me manipulime dhe gënjeshtra, rezultati është ai që kemi parë me vite në Maqedoni. Negociatat me BE-në nisën pas shqyrtimit të suksesshëm duhet të vazhdojnë pas vendimit të Kuvendit për ndryshimet kushtetuese. Nëse një vendim i tillë nuk merret, bëhet e paqartë se kur do të ndodhë, sepse partitë përkatëse politike nuk kanë asnjë aluzion për këtë, e as ndonjë përcaktim të prerë. Kjo është situata e thjeshtë me një zgjidhje të thjeshtë.
Kështu ka thënë gazetari dhe analisti politik Erol Rizaov për “Frontline”.
Ai thekson se “vendimet për evropianizimin e Maqedonisë janë shmangur me vite, po nxirret një arsenal militant për gjoja tradhti dhe shitje të interesave kombëtare”.
“Kemi qenë dëshmitarë se si me vite janë shmangur vendimet për evropianizimin e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë nxirret një arsenal militant, me të cilin publiku alarmohet për tradhti dhe shitje të interesave kombëtare, të identitetit maqedonas, të gjuhës, të historisë, pretendohet se nuk do të hyjmë kurrë në BE, që të gjitha së bashku shkaktojnë konfuzion të madh te qytetarët. Është mbjellja e helmit që shkakton verbëri te një numër i madh i qytetarëve për të mos i parë gjërat qartë, – thotë Rizaov./Lajmi i plotë.