Zv.ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski sonte në Tv Telma tha se spias planit 3-6-9, PSP do të bëhet pkesë e Prokurorisë Themelore Publike.
“Po punon për zgjidhjen e statusit të Prokurorisë së Posaçme Publike në Planin 3-6-9. PSP do të bëhet pjesë e Prokurorisë Publike. Shpresoj që kjo të ndodhë në 2019”, tha Ristovski.
Ai shtoi se ende po punon në definimin e kësaj reforme dhe është e mundur që PSP të ketë të njëjtën autonominë si PTHP, dmth, të jenë në të njëjtin nivel dhe PSP do të punojë në korrupsionin e lartë të qeverisë.