23 March
Prokuroria Speciale nuk ka nisur hetim për asnjë media në Maqedoni. Prokurorja Lençe Ristovska përgënjeshtroi pohimet në disa media të caktuara se Prokuroria Speciale ushtron presion ndaj mediave me hetime kundër tyre. Konferencën e sotme për media të Prokurorisë Speciale, në shenjë revolte për shkak të presionit të supozuar ndaj mediave e braktisën Siteli, Televizioni Nova, gazeta Veçer dhe portali Kurir.
Asnjë media nuk është nën hetim të prokurorisë publike Speciale. I dini hetimet e hapura dhe prej atyre hetimeve të hapura, nuk ka hetim kundër asnjë medie që të thuhet se ne bëjnë presione të drejtpërdrejta ndaj mediave. Nëse disa persona të caktuar të cilët janë pronarë ose në njëfarë mënyre janë të ndërlidhur me një media të caktuar dhe kanë kryer vepra penale që vetvetiu janë vepra penale dhe nuk janë fare të lidhura me punën e mediave kuptohet se është në interesin tonë që të përcaktohet nëse këto vepra penale janë kryer me të vërtetë – deklaroi Lençe Ristovska, Prokuroria Speciale.
Alsat-M

