
Duke komentuar deklaratën e eurokomesarit Johanes Han për një shumicë të gjerë parlamentare, ish-ambasadori Risto Nikovski në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA, tha se Brukselit zyrtare i intereson vetëm zgjidhja e çështjes së emrit, pasi sipas tij, kjo është një barrë e rëndë për Brukselin. Ai tha se BE e ka shantazhuar Maqedoninë që nga viti 2008, madje sipas tij edhe përgjimet në Maqedoni janë vepër e jashtme e BE-së vetëm që ta detyrojnë Maqedoninë ta ndryshojë emrin.
“Maqedonia ka vetëm një problem kryesor dhe ai është emri. Dhe kjo ju hap punë, sepse problemi me emrin është një barrë e rëndë për Brukselin, e dini se ato që nga viti 2008, ato kanë të vendosur bllokadë, shantazh dhe ultimatum, që do të thotë se nuk është demokratike, as ligjore, sëpari emrin po pastaj antarësimin. Dhe kjo tregon se sa Maqedonia për këto tetë vite merrë rekomandime për negociatata të cilët nuk i ka filluar që drejtpërsëdrejti ndikon në krizën tonë, kjo do të thotë se unioni është jo funksional dhe jo efikase. Prioriteti i tyre, apo interesi i tyre primar për Maqedoninë është që të zgjidhet çështja me emrin. Dhe ne që flasim për këtë çështje është defakto, e inicuar nga jashtë, përgjimet, bombat, me një qëllim që Maqedonia të kapituloi dhe të ndryshoj emrin”, tha Nikovski.
Sipas tij pavarëisht cila parti, VMRO-DPMNE apo LSDM, arrin të formojë Qeveri, e njejta nuk do të ketë jetëgjatësi dhe nuk do të jetë në gjendje të zgjidh anjë problem. /SHENJA/