Pas një pauze të shkurtër në Maqedoni sërish publikohen përgjime anonime nga një akount në Youtube. Këtë herë shfaqet një bisedë e gazetares Olivera Trajkovska me Mersel Bilallin, ish ministër nga rradhët e PPD-së dhe anëtar i komisionit famëkeq maqedonas për të vërtetën e ngjarjeve të Gostivarit në vitin 1997.
Në këtë bisedë të padenjë për publikim me një fjalor tejet të pistë Bilalli shpif për disa personalitete publike dhe komenton për dukjen e vet gazetares duke i premtuar se nëse ajo do e thërriste në emision ai do e përdhunonte?!