Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që permes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet.
“Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale. BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa selektivitet, pa standarde të dyfishta dhe pa ndikime politike. Vetëm një procedurë e drejtë dhe profesionale i
shërben së vërtetës, institucioneve dhe besimit të qytetarëve. Duke marrë parasysh interesin e lartë politik dhe publik për këtë rast, partia do ta ndjekë me kujdes procesin në të gjitha fazat e tij”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 23.02.2026
Aktuale
- Artan Grubi në paraburgim në Shutkë: “Ndihem i pasigurt nga disa shqiptar që janë në paraburgim”
- Protesta e PD me molotovë dhe fishekzjarrë, gjykata liron të gjithë të shoqëruarit, mes tyre edhe tre të mitur
- Skandal me kontrata pune në Kumanovë, padi për ish-drejtorin e Qendrës së Shëndetit Publik
- Radev: Duam ta shohim Maqedoninë në BE sa më shpejt të jetë e mundur
- Bllokimi i rrugës Përrenjas-Librazhd, reagon Rama: Fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë! Do shoqëroj një grup investitorësh! Rrëshqitje ka edhe në Itali
- Ndalohet një shtetas serb në Maqedoni, po kontrabandonte imigrantë
- Rikthimi i Artan Grubit, reagon BDI-ja!
- E diel e kobshme në Kosovë, tre persona humbin jetën brenda pak orësh


