20 Dhjetor
Ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe përfaqësuesit e sindikatës kanë ndryshuar marrëveshjen kolektive në nenin 97 me të cilin i mundësohet të punësuarve marrja e shpërblimit jubilar, i paraparë me marrëveshjen kolektive. Me këtë përfitojnë të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjen dhe në ARM që kanë nga 15 e më shumë vite stazh. Ministrja Sheqerinska thotë se 4 vitet e fundit kjo deklaratë nuk është respektuar gjë që ka çuar në ngritjen e padisë nga 700 punonjës që plotësonin kushtet për marrjen e shpërblimi.
U pajtuam dhe nënshkruam ndryshimin e marrëveshjes kolektive me të cilën do të mundësohet shpërblimi jubilar i paraparë për të gjithë të punësuarit në ministri të mbrojtjes dhe Armatën e Maqedonisë të cilët kanë së paku 15 vite përvojë pune të pandërprerë. Pagesa do të bëhet në çdo fundvit- deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.
Alsat M

