Pas një pauze 3 vjeçare ekraneve televizive i’u rikthehen “lajTme”. “lajTme” duke filluar që nga dita e sotme dhe çdo të hëne me regjisor dhe nën aktrim të aktorit të njohur Besfort Idrizi do të transmetohen në ora 19:30 pas edicionit qendror të lajmeve në tv Shenja. Ndërsa e njëjta do të publikohet online edhe në portalin Almakos, nga dita e martë.
Ndryshe “lajTme” janë lajme komike, satirike të cilat na e paraqesin realitetin ku jetojmë nga një këndvështrim ndryshe nga ajo që e paraqesin mediat mainstream.
Në këtë formë “lajTme” sjellin risi në hapësirën tonë të zymtë mediatike.