Muzeu i Luvrit në Paris është rihapur të mërkurën, disa ditë pasi xhevahiret e kurorës u vodhën në një grabitje dramatike të dielën, me vlerë rreth 90 milionë euro, sipas prokurorit të Parisit.
Prokurorja Laure Beccuau, zyra e së cilës po drejton hetimin, ka thënë se rreth 100 hetues janë përfshirë tani në kërkimin policor për të dyshuarit dhe xhevahiret, pas vjedhjes nga muzeu më i vizituar në botë.
Pyetje të shumta kanë lindur në lidhje me sigurinë e Luvrit, nëse kamerat e sigurisë mund të kenë dështuar, pasi hajdutët u futën në ndërtesë përmes disa shkallëve lëvizëse, duke thyer një dritare, duke thyer vitrinat, e duke ikur me xhevahire me vlerë të lartë të periudhës Napoleonike, të dielën në mëngjes.
Zyrtarët kanë thënë se grabitja ka zgjatur më pak se tetë minuta në total, duke përfshirë më pak se katër minuta brenda Luvrit.
Vjedhja e së dielës ishte përqëndruar në Galerinë e praruar Apollo, ku janë ekspozuar diamantet e Kurorës.
Alarmet kishin dërguar agjentët e Luvrit në hapësirën ku po ndodhte vjedhja, duke i detyruar të dyshuarit të iknin me vrap, por grabitja kishte mbaruar tashmë.
Tetë stoli janë vjedhur sipas zyrtarëve, vlera e të cilavë është llogaritur në 88 milionë euro.