Alenca për Shqiptarët dega Likovë ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
Nga ASH-Likovë theksojnë se rezultatet e dalura nga Enti Shtetëror i Statistikave i shohim shumë tendencioze dhe jo me pasqyrë reale dhe se arsyeja e këtij reagimi është se nga regjistrimi i fundit del që në Komunën e Likovës janë regjistruar gjithësej 22 308 banorë, gjë e cila ngjall dyshime, për shkak se po në vitin 2021 nga KQZ kemi në listën e votuesve 26 042 votues kurse në regjistrimin e popullsisë po të vitit 2021 janë regjistruar 22 308 banorë ,që do të thotë se këto shifra të dy institucioneve bien ndesh me njëra tjetrën , për shkak se lista e votuesve e dalur nga KQZ është më e madhe se regjistrimi i popullsisë i vitit 2021 i dalur nga Enti Shtetëror për Statistika, për 3734 banorë
Reagimi i plotë
Ky absurditet do spjegim dhe llogari!
Rezultatet e dalura nga Enti Shtetëror i Statistikave i shohim shumë tendencioze dhe jo me pasqyrë reale .
Reagimi ynë vjen pikërisht për komunën e Likovës, ku në vazhdim do bëjmë disa krahasime.
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2001 në komunën e Likovës ishin të regjistruar gjithësej 27 058 banorë, përskaj asajë që të gjithë ishin skeptik .
Kurse në bazë të komisionit shtetëror zgjedhor, në listën e votuesve në vitin 2021 në komunën e Likovës janë të regjistruar gjithësej 26 042 votues,percjell in7.
Pastaj vijoi regjistrimi i popullsisë i bërë në vitin 2021 dhe rezultatet u shpallën sot, e për këtë jemi të fustruar dhe dyshojmë në manipulim gjatë regjistrimit te popullsisë .
Arsyeja e këtij reagimi është se nga regjistrimi i fundit del që në Komunën e Likovës janë regjistruar gjithësej 22 308 banorë , gjë e cila ngjall dyshime, për shkak se po në vitin 2021 nga KQZ kemi në listën e votuesve 26 042 votues kurse në regjistrimin e popullsisë po të vitit 2021 janë regjistruar 22 308 banorë ,që do të thotë se këto shifra të dy institucioneve bien ndesh me njëra tjetrën , për shkak se lista e votuesve e dalur nga KQZ është më e madhe se regjistrimi i popullsisë i vitit 2021 i dalur nga Enti Shtetëror për Statistika,për 3734 banorë-theksojnë nga ASH-Likovë.