Gjithsej 318 amendamente janë dorëzuar për propozim rezolutën për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, të cilën muajin e kaluar e përgatiti dhe prezantoi para Komitetit për punë të jashtme të PE-së, raportuesi Ivo Vajgëll. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, eurodeputetët grekobullgarë janë prijës të amandamenteve ndaj rezolutës për Maqedoninë të cilët kanë dorëzuar pothuajse dy të tretën nga vërejtjet e tekstit të parë të përgatitur nga Vajgëll. Eurodeputetët më së shumti kanë kërkuar fshirje të tërësishme të termeve “Republika e Maqedonisë”, “Maqedonia”, mbiemrit “maqedonas”, dënimit për krizën politike dhe marrje të rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pranim të 100.000 bullgarëve në Maqedoni, kremtim të përbashkët të ngjarjeve historike me bullgarinë etj. Erodeputetët nga Partia Popullore Evropiane, Eduard Kukan, Kristian Dan Preda dhe Tune Kelam insistojnë që në kokën e tekstit për Maqedoninë të qëndrojë se “Europarlamenti e konfirmon përkushtueshmërinë e tij të sinqertë të procesit të inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë në BE”, si dhe se “PE-ja shpreh përkushtueshmëri të fuqishme për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE”. Por, për dallim nga ata, socialdemokratët evropianë Tonino Picula dhe Knut Flekenshtajn me amandmentin 14 kërkojnë nga raporti fshirje të termeve “Republika e Maqedonisë” dhe “Maqedonia”.
Amendamenti eurodeputetëve : Tonino Picula dhe Knut Flekenshtajn
“Duke pasur parasysh atë që termi ‘ishRepublika Jugosllave e Maqedonisë’ përdoret në titullin e raportit dhe në daljen ‘A’, të gjithë referencat e tjera për emrin e vendit në tekst edhe amandamentet e dakorduara ndryshojnë në ‘të saj’, ‘vendi’, ‘ajo’ dhe ngjashëm. Titull ‘Republika e Maqedonisë të mos përdoret në tekst, por fjala ‘maqedonas’ është i përfshirë”.
Amendamente të njëjta kanë pasur edhe eurodeputetët grek të cilët kërkojnë që në rezolutë termet ‘Maqedonia’ dhe ‘maqedonas’ të zëvendësohen me termin ‘vendit’. Kërkesës së eurodeputetëve Dubravka Shuica dhe Kukan, që të shtojnë amendamente të reja ku për shtetin e Maqedonisë e përdorin termin “Maqedoni”, eurodeputetja grek Sakorafa përgjigjet me kundër amendament ku kërkon që të shtohet “ish Republika Jugosllave”. Lidhur me zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar, pothuajse të gjithë në amendamentet e tyre theksojnë se të njëjtat kanë qenë “të qeta dhe në mënyrë të shkëlqyeshme të organizuara”, përveç socialdemokratëve Flekenshtajn dhe Picula dhe grekëve Epitidejos dhe Sakorafa, për të cilët zgjedhjet kanë qenë të shënuara “me frikësim, keqpërdorim të mjeteve, blerje të votave, mosbesim të opinionit në institucione” dhe të ngjashme.
Bullgari Xhambaski, grekët Kefalojanis, Spiraki dhe Sakorafa dhe socialdemokratët Flekenshtajn dhe Picula insistojnë në vazhdim të afatit të PSP-së.
“Vazhdim të afatit të Prokurorisë speciale ndërsa deri në fund nuk hetohet të gjitha keqpërdorimet në procesin e përgjimit dhe mundësimit të dëshmitarëve të mbrojtur”.
Shqyrtimi i dytë i draftRezolutës për shtetin e Maqedonisë para Komitetit për punë të jashtme është planifikuar të mbahet më 27 shkurt . Debati dhe votimi i përgjithshëm për rezolutën e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, megjithatë është planifikuar të mbahet në seancën plenare të dhomës ligjdhënëse të Bashkimit Evropian që më 14 dhe 15 mars do të mbahet në Strasburg.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Rezoluta për Maqedoninë, dorëzohen 318 amendamente by tvshenjaofficial

