Ishin fundvitet e të ’80-tave. Pushteti komunist maqedonas i dirigjuar nga Beogradi shtoi zullumin mbi shqiptarët; rrënoi muret e oborreve dhe mbylli shkollat shqipe. Krerët e llazarëve në Maqedoni (Mojsov e Kolishevski) zbatonin urdhrat e kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Pushteti maqedonas vazhdoi reprezaljet edhe më shumë. Ra edhe viktima e parë në mbrojtje të pragut të shtëpisë. Në mënyrë spontane më 25 gusht 1988 në Kumanovë te komiteti u mblodhën dhjetëra shqiptarë për të protestuar. Më pas të gjithë hynë brenda. Krerët komunist kërkuan nga të tubuarit të thonë arsyen e ardhjes. Askush nuk bëzajti. Pllakosi heshtja-heshtje frike. Kaluan pak çaste dhe në këmbë brofi një vajzë e re 18 vjeçe – Rexhije Avdiu. Ajo krerëve komunist maqedonas, ju drejtua në shqip, duke u thënë në mes tjerash se ‘kemi ardhur të kërkojmë hapjen e shkollave që na mbyllët dhe të më sqaroni se përse unë si e re s’kam të drejtë të arsimohem në gjuhën amtare’. Më 29 gusht qindra shqiptarë u mblodhën për të demonstruar te komiteti. Demonstratave me shumë të rinj e të reja në ballë u printe Rexhija. Demonstratat eskaluan rrugëve të Kumanovës dhe pas përfundimit të betejës me gurë me policinë maqedonase, filluan arrestimet. Ndër të parat më 5 shtator në orët e mbrëmjes u arrstua edhe Rexhija, e cila më pas u dënua me 5 vjet burg. Ajo u akuzua si organizatore e demonstratave për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, u akuzua se nuk i tregoi shokët e shoqet në hetuesi dhe për fjalimin që kishte mbajtur në komitet. Në burg ajo përjetoi edhe lajmin e hidhur për vdekjen e babait, por të gjithave u sfidoi, duke mos u dorëzuar para kriminelëve që e kishin prangosur. Kaluan plot 28 vite prej asaj kohe dhe ajo mbeti e anashkaluar nga sistemi i kriminalizuar partiokrat, i cili s’kishte hapësirë për personalitete të tilla. Edhe pse kreu fakultin dhe në kohërat më të vështira, ndër të parat u angazhua për shkollën shqipe, partitë shqiptare në pushtet e diskriminuan deri në atë masë sa nuk e panë të arsyeshme t’ia ofrojnë një vend pune, të paktën si mësimdhënëse. Në zonën 2 ajo është kandidatja e 3 – të e koalicionit Rilindje me Besë. Tani fjalën e ka populli! Duke e ngritur atë, ngritet edhe zëri i qindra njerëzve tjerë që janë anashkaluar e diskriminuar nga partitë shqiptare në pushtet. Rexhija si viktimë e padrejtësive, do të ngritet në zëdhënëse e së drejtës dhe meritokracisë për të gjithë. Kur atëherë si e re nuk i është trembur syri, shpresojmë se ajo në parlamentin e RM, do të jetë një shëmbëlltyrë e femrës shqiptare dhe denjësisht do ta përçojë vullnetin e popullit.
Data 22.09.2026
Aktuale
- Noga shfaqet në takim me ministrin Sveçla: “Miku i familjes”, takimi që ngjall shumë kureshtje
- Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
- Çmimi i naftës në Belgjikë arrin nivelin më të lartë historik
- “Fshiu “gjurmët” e Ergys Agasit te vilat qeveritare në Durrës”/ Zbardhet roli i biznesmenit të arrestuar, Embro Sulejmani ndërhyri te kamerat e sigurisë
- Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet bulevard!
- Zjarr aktiv pranë Rashçes, nën kontroll pranë Belicës dhe Jasenit
- Vjeshta mbërrin sonte në orën 02:05, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50
- BE-ja si palë e tretë në mosmarrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes


