Ish Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi, më 5 Maj ka vizituar vendprehjen e luftarit të lirisë Rametulla Ameti.
“Liria s’erdhi me fjalë të lehta,
Ajo u shkrua me plagë të hapura,
Nëpër fusha, nën zjarr e terr.
Dëshmorët ranë, po nuk u shuan,
U bënë gurë në themel të lirisë,
Në çdo hap, në çdo frymë që thithim,
Ndjejmë gjakun e tyre në heshtje dhe britmë.
Mbi varre ku lulëzon kujtimi,
Dhe ne jetojmë — sepse ata ranë,
Me rasitin e 5 Majit Dita më e lavdishme – dita e dëshmorve të kombit, vizituam vendprehjen e luftarit të lirisë Rametulla Ameti” – shkruan Rexhepi.