Sot po fillon një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës në historinë e Maqedonisë. Shpërthimi do të kryhet sot në fshatin Gorna Banjicë, me çka do të fillojnë punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar Bukojçani mbi 30 kilometra në Korridorin 8. Korridori 8 ka rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, të cilën synojmë ta ngremë në nivelin e lidhjes rrugore më moderne, më të sigurt dhe cilësore tha zëvendësministri Rexhepi. Sot ishim në Banjicë të Epërme dëshmitar të shpërthimit të parë drejt realizimin të këtij projekti gjigand, mbi 30 kilometra autostradë nga Gostivar deri në Bujkoçani, ky projekt është me rëndësi historike për të ardhmen dhe perspektivën evropiane të vendit shtoi zëvendësministri Rexhepi. Ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të gjithë qytetarët tanë duke u kujdesur që gjeneratave të reja të jua trasojmë rrugën për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre përfundoi Rexhepi.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para


