Deputeti i Frontit Evropian dhe kryetar i Lëvizjes Popullit, Zejd Rexhepi, në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se në çdo seancë në kuvend dokumentet vijnë vetëm në gjuhën maqedonase.
“Në çdo seancë, jo në një, keni ju problem. Çdo seancë nga deputetët e opozitës dhe cdo seancë e përsërit e ke në parlament ndërsa në hard kopi, të gjitha në tavolinë i kemi, këtë mund t’ua incizojë në seancën e radhës që vije, live tua lëshoj të shihni vet se çfarë dokumente ka në tavolinë, vijnë vetëm në gjuhën maqedonase”, deklaroi Rexhepi.
Ai tha se kjo bëhet me qëllim derisa ata të merren me gjuhën shqipe të mund të kalojën të gjitha projektet tjera që i tangojnë shqiptarët, pa analizuar përmbajtjen.
“Megjithatë, fatkeqësisht aty nuk është kryetar kuvendi ai, është kryetar kuvendi koordinatori i VMRO-së i cili në vazhdimësi ia jep instruksionet si duhet të veprojë, kur duhet të reagojë dhe çfarë duhet të reagojë. Ne jemi dëshmitarë kështu është turpshëm të shifsh një pozitë të tillë ku kryetari i Kuvendit merr instruksione nga grupi parlamentar i një partie politike mbas të cilit reagon dhe funksionon në kuvend, është e dhimbshme si shqiptar”, deklaroi Rexhepi.
Data 14.02.2026
Aktuale
- (VIDEO) Raimi: Kufizimet e menjëhershme të rrjeteve sociale sjellin pasoja psikologjike
- SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet javën e ardhshme! Peleshi cakton të hënën datën
- Çfarë fshihet pas Ditës së të Dashuruarve? Historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i saj
- Arrestohet shtetasi i Shqipërisë për dhënie ryshfeti në Makedonski Brod
- Mexhiti: Çairi hapet drejt modernitetit: Bulevardi “Mit’hat Frashëri” po merr formë!
- Aksident në Manastir – i mituri pa patentë godet këmbësor, një i lënduar rëndë
- Kallëzim penal për kanosje dhe dëmtim prone në Prilep
- Ohrigjanski: Shqipëria ka diçka që Greqia nuk e ka, maqedonasit duhet ta shfrytëzojnë


