Një individ i cili dëshiron të jetë në shërbim të interesave të qytetarëve. Kështu e ka definuar veten, Zejd Rexhepi, kandidat i AKI-së për Qytetin e Shkupit në emisionin “Debat në Shenja”.
Zejdi tha se gjatë karrierës së tij ka ditur të ngrejë zërin dhe të bëhet oponencë e qeverisë atëherë kur ka vlerësuar se projektet nuk janë realizuar në vendbanimet shqiptare.
“Kam qenë kritikues i asaj qeverie, në atë qeveri ka qenë BDI pa dyshim, dhe sot përsëri për çdo fjalë time që kam thënë gjatë tërë kohës i qëndroj mbrapa. Sepse nëse e kam dhënë një vërejtje për një projekt që nuk është realizuar dhe ajo nuk është realizuar nuk mund ta ndryshoj qëndrimin tim”, u shpreh Zejd Rexhepi.
Por, shtoi ai, kur është puna për çështje madhore dhe ku nuk guxohet të lejohet të nëpërkëmbet dinjiteti i shqiptarëve, atëherë është e obligueshme që shqiptarët të bëhen bashkë.
“Në momentin kur ti, mu dhe gjithë të tjerëve na cenohet gjuha shqipe, Marrëveshja e Ohrit, përfaqësimi i drejtë dhe etnik e drejta e administratorëve për të qenë në pozitat e duhura ashtu sic kanë qenë 22 vitet e fundit, atëherë detyrimisht do të duhet të lidhemi rreth një strumbullari kombëtar me të cilin në do i rikthejmë ose i mbrojmë”, deklaroi Rexhepi.
Data 25.03.2026
Aktuale
- Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Dibër, dyshohet se ka rënë nga shkëmbi
- Vazhdon gjyqi për tragjedinë në Koçan, dëshmojnë tre dëshmitarë nga Komuna e Koçanit
- 38 përqind pozita drejtuese më pak në MPB, goditet përfaqësimi i drejtë
- Janevska: Ligji për Arsimin e Lartë është gati për procedurë qeveritare
- Familja Rrapaj në Roskovec hap dyert e mortit! Ceremonitë mortore të dy bashkëshortëve do bëhen të ndara, trupi i 80-vjeçarit ende në morg
- Dorëzohet aktakuzë ndaj tre personave, vodhën kabllo në një fabrikë në Shkup
- Mickoski: Ne jemi një nga qeveritë e para në Evropë që shkon me uljen e taksave për benzinat
- LSDM: Çmimet e ushqimeve rriten, pagat nuk lëvizin


