Kandidati I Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Rexhep Memedi vizitoi talentet e rinj të Studeniçanit që ushtrojnë në shkollën private të futbollit NewStars.
Ai u takua me trajnerin e ekipit dhe ndihmësit e tij dhe dëgjoi problemet me të cilat ata ballafaqohen, ku i njoftoi për ofertën e tij në lidhje me projektet për sportin dhe rininë në Komunën e Studeniçanit në periudhën katërvjeçare,siç janë ndërtimi i Qendrës rekreativo-sportive në Studeniçan, hapja e një Klubi futbollistik i cili do t’i tubon të gjitha talentet e futbollit nga Karshiaka në një vend si dhe shërbime të ndryshme për gjithë sportistët nga komuna jonë. Për ne një komunitet që merret me sport nënkupton një komunitet që është larg dukurive devijuese.

