Reshje të reja të borës gjatë natës ka pasur vetëm në Tetovë, pas çka është formuar shtresë bore prej 6 centimetrave. Në pjesët e tjera reshjet ishin të shiout prej të cilave më intensive në Dojran ku kanë rënë 24 liktra në emtër katror, Berovë 22, Pozharan 12, Kriva Pallankë 11, Ohër 6, Shtip, Manastir dhe Krushevë 8, Gjurishte 7, Kuamnovë, Topollçan, Dmeir Kapi, Pretor, Dibër dhe Strumicë 6, Shkup 5, dhe Gjevgjeli, Prolep dhe Mavrovë 4 litra.
Temperaturat e mëngjesit çdokund janë mbi zero, përveç në Mavrovë ku janë matur -2 gradë dhe në Tetovë dhe Llazaropole -1 gradë. Në Gjevgjeli tempratura e mëngjesit arriti 9 gradë.
Sot në mëngjes po mbisundon mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, kryesisht në pjesët qendrore dhe lindore. Diku-diku fryen erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Mjegull ka në rajonin e Shkupit.