Reshje të borës dhe temperature nën zero mëngjesin e sotëm janë regjistruar në disa qytetet në Maqedoni.
Sipas informacionit të publikuar mëngjesin e sotëm në Qendra Hidrometeorologjike e Maqedonisë, bora është vërejtur në Tetovë, Lazaropole, Pozhorane, Gjurishte, Mavrovë dhe Kriva Pallankë.
Reshje të borë ka edhe në Malin Sharë. Po ashtu edhe në disa fshatra të Gostivarit është vërejtur se ka ra borë.
Edhe në Shkup ka pasur reshje të borës, më saktësisht në fshatin Çiflik.

