Në disa qytete të Maqedonisë dje dhe sot ka ajër tejet të ndotur. Ajri që vërshon këto ditë mbi vendet e Mesdheut, përfshirë vendet e rajonit, sjell jo vetëm nxehtësi, por edhe rërë, e cila do të jetë veçanërisht e pranishme gjatë ditës së sotme dhe ishte e dukshme dje në pamjet satelitore, raportojnë disa portale të specializuara dhe institucione meteorologjike.
Pluhuri nga Sahara kontribuoi në më shumë ndotje. Ajri është shumë i ndotur në Manastir, Ohër, Kërçovë, Berovë, Strumicë, Kavadar, Veles, pjesë të Shkupit dhe Lazaropolit. Tetova, Prilepi dhe Gostivari janë mesatarisht të ndotur.
Pluhuri nga Sahara është i pranishëm në disa vende në mjedis.