Një tifoz i Monakos ka vendosur një rekord botëror për koleksionin më të madh të fanellave nga një klub i vetëm futbolli, duke mbledhur një shifër të pabesueshme prej 1,146 fanellash nga klubi i Principatës.
Tifozi, i quajtur Zhulien Buron, së fundmi zbuloi koleksionin e tij, i cili përfshin fanella nga Mbape, Anri, Manuel Amos, Falkao, Trezege dhe Dalio Onis, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit.
Siç njoftoi skuadra e Monakos, një gjyqtar zyrtar mori pjesë në ekspozitë dhe konfirmoi se numri prej 1,146 fanellash kishte tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një tifoz i Liverpulit nga Zvicra.
Buron zbuloi se pasioni i tij për klubin filloi 25 vjet më parë kur ai ndoqi për herë të parë një ndeshje midis Monakos dhe Okserit. Ai ishte viti kur Monako fitoi titullin e shtatë të ligës franceze.
“Atë ditë u dashurova, jo me Auxerre, por me Monacon dhe nuk pushova kurrë së ndjekuri klubin”, tha tifozi për faqen e internetit të klubit.
Ai filloi të mbledhë fanella kur ish-lojtari Lukas Bernardi i dha atij fanellën që mbante veshur në sezonin 2006/2007. Fanella më e vjetër që ai zotëron është e viteve 1950, e veshur nga mbrojtësi Fransoa Ludo.


