16 September
Qeveria e Nikolla Gruevskit për dhjetë vjet shpenzoi 130 milionë euro në fushata dhe reklama për të tërhequr investitorët e huaj. Shumicae parave për reklama ose 31 milion euro kanë shkuar në llogaritë e medave të huaja, por pothuajse gjysma e parave, ose 12.5 milionë euro janë hedhur në mediat vendore për reklama dhe promovimin për të tërhequr investimet e huaja.
31 milion euro në reklama në media të huaja
12,5 milion për reklama në mediat lokale
5,6 milion euro për rod-shou
12,5 milion për promotorët ekonomikë
Ne pyesim pse janë paguar miliona euro në mediat maqedonase?Si kanë mundur mediat maqedonase të tërheqin investime të huaja? Çfarë është paguar te mediat maqedonase me vlerë prej 12.5 milionë euro?- deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.
Sipas të dhënave të prezantuara, nuk është kursyer as te promotorët ekonomik. 12,5 milion euro para publike ishin shpenzuar për promotorët ekonomik, si dhe ministrat pa resor të Nikolla Gruevskit veç pagave, në llogaritë kanë marrë plus rreth 3 milion euro. Sipas Boshnjakovskit, shumica e këtyre mjeteve janë shpenzuar për qira të apartamenteve në Maqedoni, si dhe për përfaqësime.
Këto janë të ardhurat shtesë nën titullin qira dhe të tjera. Ndërsa ministrave pa resor nga qeveria e kaluar u janë paguar në vlerë prej 2.8 milionë eurove. Këto para janë paguar mbi të ardhurat mujore që i kishin ministrat- shtoi Mile Boshnjakovski.
Nga Qeveria thonë se shpresojnë se autoritetet gjyqësore do të reagojë në mënyrë adekuate dhe do të ndërmarrin hetime dhe masat e duhura për abuzime të mundshme. Përndryshe, në dhjetë vitet e fundit qeveria shpenzoi 225 milionë euro për të tërhequr investitorët e huaj, në ato kompani janë punësuar 20 mijë punëtorë. Sipas qeverisë Zaev, shumica e punëtorëve janë marrë nga kompanitë vendase, dhe çdo punësim në këto kompani i ka kushtuar shtetit një mesatare prej 11 mijë eurove.
Verica Pavlovska

